Mbrojtësi i njohur Armend Thaqi ka vazhduar kontratën me Ballkanin edhe për dy vite të tjera.
Thaqi që u shpall kampion me Ballkanin, ka dy vite që është pjesë e kësaj skuadre.
“Thaqi ishte njëri nga futbollistët më të rëndësishëm ku edhe këtë vit arritëm objektivat tonë për t’u shpallur KAMPION, i cili ka shkëlqyer me paraqitjet e tij”.
“Klubi ynë i dëshiron shumë suksese me fanellën portokalli. Na priftë e mbara Suharekë!!”, thuhet në njoftimin e klubit.
Armend Thaqi ka bërë karrierë te KEK-u, Prishtina dhe Gjilani. /Telegrafi/