Telegrafi

Zyrtare: Armend Thaqi kalon te Ballkani

Ballkani e ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes me kapitenin e Prishtinës, Armend Thaqin.

Ka qenë vetë klubi që e ka zyrtarizuar kalimin e tij, pas dy vitesh të kaluara te Prishtina.

“Armend Thaqi, është futbollisti më i ri i FC Ballkanit.  Kemi kënaqësinë të ju informojmë se mbrojtësi i djathtë Armend Thaqi sot ka vendosur që të na bashkohet për dy sezonet e ardhshme”.

“Thaqi do të prezantohet zyrtarisht në ambientet e klubit në ditët në vazhdim. Na priftë e mbara Armend”, ka shkruar klubi portokalli.

Thaqi është një nga mbrojtësit më kualitativ në Kosovës, ndërsa Ballkani është një nga klubet më të përforcuara këtë edicion. /Telegrafi/