Ballkani e ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes me kapitenin e Prishtinës, Armend Thaqin.
Ka qenë vetë klubi që e ka zyrtarizuar kalimin e tij, pas dy vitesh të kaluara te Prishtina.
“Armend Thaqi, është futbollisti më i ri i FC Ballkanit. Kemi kënaqësinë të ju informojmë se mbrojtësi i djathtë Armend Thaqi sot ka vendosur që të na bashkohet për dy sezonet e ardhshme”.
“Thaqi do të prezantohet zyrtarisht në ambientet e klubit në ditët në vazhdim. Na priftë e mbara Armend”, ka shkruar klubi portokalli.
Thaqi është një nga mbrojtësit më kualitativ në Kosovës, ndërsa Ballkani është një nga klubet më të përforcuara këtë edicion. /Telegrafi/