Telegrafi

Zyrtare: Armend Dallku me stafin e tij vazhdon me Dukagjinin

Armend Dallku do të drejtojë Dukagjin edhe për edicionin 2021/22.

Trajneri vushtrrias e ktheu Dukagjinin në Superligë, duke fituar në ndeshje të barazhit ndaj Trepçës ’89 pas penalltive.

“Sot është arritur marrëveshja në mes të klubit tonë dhe shtabit teknik që të vazhdojnë punën edhe për një vit”.

“Drejtori sportiv sot edhe zyrtarisht është dakorduar që në bankën tonë të vazhdojnë punën e tyre, z.Armend Dallku (kryetrajner) se bashku me ndihmësit e tij, z.Artan Luzi dhe z.Agon Ramadani”.

“Klubi ju dëshiron shumë sukses, dhe shpresojmë që sebashku te kemi një vit me rezultate te mira ne elitën e futbollit kosovar”, thuhet në njoftim.

Dukagjini nën drejtimin e Armend Dallkut ka shkuar deri në finale të Kupës së Kosovës. /Telegrafi/