Telegrafi

Zyrtare: Armando Sadiku bëhet me skuadër të re (Foto)

Armando Sadiku është transferuar te skuadra e FC Luganos.

‘Bomberi’ i kombëtares shqiptare është larguar nga Zurichu dhe është bërë më skuadër të re.

Kjo pasi, ka vendosur të transferohet në skuadrën nga Superliga e Zvicrës, FC Lugano.

Lexo po ashtu Sadiku konfirmon bisedimet me klubin e Luganos

Sadiku ka ardhur nga skuadra e ligës së dytë zvicerane në formë të huazimit deri në vitin 2018.

Vlen të theksohet se sulmuesi shqiptar ishte edhe më parë pjesë e Luganos, teksa vendimtar në transferimin e tij është ish-ndihmës trajneri i Shqipërisë, Paolo Tramezzanni. /Telegrafi/

Sadiku duke u prezantuar te skuadra e Luganos