Skuadra nga Skenderaj, Drenica ka vazhduar me përforcime.
Kuqezinjtë kanë transferuar mesfushorin e njohur kosovar, Argjent Mustafa.
Mustafa është rikthyer në futbollin kosovar pas aventurës një vjeçare në Shqipëri me Flamurtarin e Vlorës.
Ish-anëtari i disa skuadrave kosovare dhe shqiptare ka nënshkruar kontratë një vjeçare me Drenicën.
Njoftimi pa ndërhyrje i klubit drenicas:
Drenica përforcohet më Argjent Mustafën
Në vazhdën e angazhimeve për krijimin e një skuadre të fortë për edicionin e ardhshëm, klubi sot ka arritur marrëveshje një vjeçare me mesfushorin e njohur nga Vushtrria, Argjent Mustafa.
26 vjeçari ka bërë karriere në shumë skuadra si: FC Prishtina, KF Trepça ‘89, KS Besa Kavajë, KF Laçi, KF Partizani, FC Kamza, KF Vushtrria , kurse ekipi ku u paraqit se fundmi ishte KF Flamurtari (Vlorë), nga ku edhe transferohet te Drenica.
Mustafa do t’i bashkohet ekipit menjëherë në stërvitje që nga dita e sotme. Ndërkohë prezentimi i tij do të behët gjatë ditëve në vijim.
Drejtuesit e klubit, po vazhdojnë punën intensivisht në afatin kalimtar, dhe pritet të arrijnë edhe disa përforcime tjera gjatë ditëve në vazhdim. /Telegrafi/