Telegrafi

Zyrtare: Argjend Mustafa kalon te Flamurtari i Vlorës

Mesfushori vushtrrias, Argjend Mustafa, ka arritur marrëveshje me klubin e Flamurtarit të Vlorës.

Klubi si dhe vetë lojtari e kanë konfirmuar kalimin, ndërsa është bërë edhe prezantimi i tij me ngjyrat kuqezi.

Mustafa që karrierën e ka filluar te Prishtina, ka luajtur edhe për shumë klube të tjera në Shqipëri si Besa e Kavajës, Partizani, Laçi, Tirana dhe së fundmi Kamza.

Në gjashtë muajt e fundit ishte në Vushtrri, ku pak para ndeshjeve të fundit ai u nda me klubin.

26 vjeçari pritet të jetë përforcim i mirë për trajnerin Ilir Daja që ka punuar edhe më parë me lojtarin.

Flamurtari i ka uruar mirëseardhje futbollistit në faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/