Argjend Malaj është larguar nga Ballkani si kampion i Kosovës dhe karrierën do ta vazhdoj jashtë vendit.
Mesfushori i mirënjohur kosovar karrierën do ta vazhdoj në futbollin suedez tek skuadra Ljungskile SK.
Ka qenë faqja zyrtare e klubit suedez që bën gara në ligën e tretë që ka zyrtarizuar afrimin e Malajt në radhët e veta.
28-vjeçari ka nënshkruar kontratë për dy vite e gjysmë me skuadrën suedeze.
https://t.co/pDALzmcZ9v pic.twitter.com/vm0QsKScb5
— Ljungskile SK (@LjungskileSK) July 16, 2022
Mesfushori nga Obiliqi tanimë ka debutuar me klubin e ri në një ndeshje miqësore ndaj Ahlafors.
Malaj më parë ka luajtur edhe për Prishtinën dhe Feronikelin në Kosovë, derisa në Shqipëri ka veshur fanellat e Tiranës, Skënderbeut dhe Kamzës.
Tek skuadra suedeze Malaj e ka gjetur edhe shokun e tij Ilir Berisha me të cilin më parë kanë luajtur te Prishtina dhe Feronikeli. /Telegrafi/