Ferizaj ka vazhduar me përforcime për të bërë një skuadër konkuruese në Superligë.
‘Ujqit’ e rikthyer në elitën e futbollit kosovar kanë nënshkruar me qendërmbrojtësin Ardit Topalaj.
Mbrojtësi shtatlartë i është bashkuar Ferizajt nga FC Liria ku së fundmi ka bërë karrierë.
Njoftimi i plotë nga FC Ferizaj:
Ardit Topalaj vishet kaltër e bardhë
FC Ferizaj sot ka arritur të nënshkruaj marrëveshje me mbrojtësin e qendrës, Ardit Topalaj.
Arditi karrierën e ka filluar në Gjermani, tek grupmoshat e Ingolstadt, për të vazhduar në Garching, Eltersdorf dhe së fundmi në Türkgücü München.
Topalaj ka luajtur për 6 muaj edhe në Superligën e Kosovës, me skuadrën e Lirisë së Prizrenit.
FC Ferizaj të uron mirëseardhje, duke të dëshuruar suksese në edicionin garues në Superligë./Telegrafi/