Drita ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Ardian Nuhiun për drejtimin e skuadrës.
Skuadra nga Gjilani ka vendosur që të vazhdojë rrugëtimin me trajnerin shkupjan, pas rezultateve të mira në këtë edicion.
Drita ka njoftuar se Nuhiu do të jetë pjesë e tyre edhe për dy vitet të tjera.
Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje:
EDHE DY VITE BASHKE NE RRUGETIMIN TONE
Sonte pas nje takimi te shkurter eshte arritur marreveshje per vazhdimin e bashkepunimit me trenerin tone Ardian Nuhiu edhe per dy vitet e ardhshme!
Drejtori i pergjithshem Feti Murseli eshte shprehur tejet i kenaqur me punen profesionale dhe perkushtimin e trenerit Shkupjan Ardian Nuhiu, dhe per te cilen i eshte besuar klubi edhe per dy vitet e ardhshme.
Klubi jone i deshiron suksese ne qellimet tona te perbashketa trenerit. /Telegrafi/