Klubi kryeqytetas, Prishtina ka zyrtarizuar transferimin e lojtarit të gjithanshëm mitrovicas, Ardian Muja, i cili së fundmi luajti te Trepça ’89.
Prishtina ka konfirmuar edhe transferimin e pestë brenda disa ditësh, duke u bërë gati për sezonin e ri.
Pas Drilon Islamit, Albin Krasniqit, Eridon Malokut dhe Albion Kurtaj, Prishtina ka zyrtarizuar Ardian Mujën, i cili luan në shumë pozita në fushë.
Është faqja zyrtare e klubit që ka njoftuar nënshkrimin me Mujën në një kontratë dyvjeçare, ndërsa edhe vet lojtari ndihet i lumtur.
Postimi pa ndërhyrje i Prishtinës
Mirë se vjen Ardian Muja
Futbollisti i shumë pozitave në fushë, Ardian Muja, 25 vjeç, i lindur më 09.12.1997 në Mitrovicë, ish-futbollisti i Trepçës dhe në gjashtë edicionet e fundit, së fundi edhe kapiten, i Trepçës ’89, ka nënshkruar për dy vite me ekipin tonë. Në edicionin e fundit, Muja ka shënuar 6 gola dhe 2 asistime.
“Nuk e pata të vështirë fare të pranoja ofertën “bardhekaltër”. Realisht Prishtina është klubi më i madh në Kosovë. Normalisht e ndjej vetën të gatshëm të marrë mbi supe skuadrën dhe të jap më të mirën, të jap maksimumin dhe pse jo të rikthejmë edhe titullin e kampionit në kryeqendër”.
/Telegrafi/