Telegrafi

Zyrtare: Ardian Cuculi kalon te Drita

Ardian Cuculi do të jetë pjesë e Dritës edicionin e ardhshëm, pasi ka arritur marrëveshje me klubin gjilanas.

Ka qenë vet klubi gjilanas që e ka konfirmuar marrëveshjen e lojtarin, që në vitin e fundit luajti te Kukësi.

“Kemi arritur marrëveshje me Ardian Cuculin, prezantimi pritet të bëhet ditët në vijim..!”.

“FC DRITA tani është e gatshme për edicionin e ri!”, thuhet në njoftimin e klubit.

Cuculi nuk do të luajë në ndeshjen e parë ndaj Ferizajt, pasi nuk ka asnjë stërvitje me skuadrën.

Mbrojtësi nga Kërçova ka bërë karrierë edhe te Partizani dhe Shkëndija. /Telegrafi/