Telegrafi

Arbëria zyrtarizon transferimin e mbrojtësit Destin Prince-Loic Mambouana

Klubi i Arbërisë nga Dobaraja ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit Destin Prince-Loic Mambouana.

Pas inkuadrimit në Superligën e Kosovës, Arbëria e ka marrë seriozisht garimin duke kryer shumë transferime deri më tani.

Transferimi i fundit i klubit nga Dobraja është mbrojtësi qendror, Destin Prince-Loic Mambouana.

Postimi pa ndërhyrje i Arbërisë

Mirësevjen Destin Prince-Loïc Mambouana

KF Arbëria ka arritur marrëveshjen e radhës me mbrojtësin qendrorë Prince Mambouana!

Prince Mambouana vjen nga KF Tarxien, klub ky i cili garon në Ligen e Maltës.

Prince Mambouana një lojtar profesional i cili ka luajtur në shumë klube Norvegjeze si: Brattvag, Nordrstand, Ham Kam dhe shumë klube tjera.

Kryesia KF Arbëria ka mirëpritur lojtarin Prince Mambouana. Së bashku janë dakorduar se KF Arbëria do ti dhurojnë më të miren deri në arritjen e objektivave.

/Telegrafi/