Mbrojtësi i majtë, Arbër Potoku, ka vazhduar kontratën me Ballkanin edhe për një vit.
Mitrovicasi është pjesë e kampionit aktual tash e katër vite.
“Arbër Potoku vazhdon edhe 1 vit me Ballkanin. Potoku është pjesë e klubit tonë që 4 vite dhe vazhdon t’i qëndroj edhe për 1 vit besnik i FC BALLKANIT”.
“Kampionit i dëshirojmë shumë suksese në rrugëtimin tonë të përbashkët!”, thuhet në faqen e klubit.
Ballkani po vazhdon me punën për konsolidimin e skuadrës për garat evropiane./Telegrafi/