KB Peja ka njoftuar se ka arritur marrëveshje edhe zyrtarisht me Arber Berishën.
Basketbollisiti i gjatë 203 centimetra në dy sezonet e fundit ishte pjesë skuadrës së njohur turke, Gazuantep.
22-vjeçari në të kaluarën kishte luajtur edhe për ekipet tjera turke si, Karesi Spor dhe Bandmira Kirmizi.
Arberi ishte edhe pjesë e kombëtares turke U18, ne U18 Euro Championship A ku ekipa turke e zuri vendin e tretë.
Pjesa shpreson se me transferimin e Berishës dhe rikthimin nga lëndimi të Drilon Hajrizit, do të jenë seriozisht në garë për titull. /Telegrafi/