Site icon Telegrafi

Zyrtare: Arbenit Xhemajli prezantohet te Sunderland

Sunderland ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e Përfaqësueses së Kosovës, Arbenit Xhemajlin.

22-vjeçari ka nënshkruar një marrëveshje dy-vjeçare me klubin, pasi mbajti stërvitje për disa ditë, duke zhvilluar edhe ndeshje. Ai e gjeti golin në fitoren ndaj Gateshead me rezultat 3-1.

Xhemajli bëhet nënshkrimi i pestë i trajnerit Phil Parkinson këtë verë.

Mbrojtësi kishte arritur me klubin e tij zviceran Neuchatel Xamax që ta mbyll kontratën e tij, pasi kishte zhvilluar mbi 50 ndeshje me këtë skuadër.

“Ndihem mirë pas marrëveshjes. Jam vërtet i lumtur që jam këtu dhe mezi pres të filloj. Kam pasur disa biseda pozitive me trajnerin dhe nga sa kam parë, besoj se do të kemi një sezon të suksesshëm”, ka thënë Xhemaili.

 

Xhemajli nuk do të ketë të drejtë të paraqitet këtë fundjavë në ndeshjen e Kupës Carabao kundër Hull City. /Telegrafi/

Exit mobile version