Telegrafi

Zyrtare: Arb Manaj kalon te FC Ankara Keciorengucu

Klubi i Trepçës’89 ka njoftuar se ka arritur akord me klubin turk FC Ankara Keciorengucu për transferimin e sulmuesit Arb Manaj.

Kryesia e klubit të Trepçës ’89 kishte udhëtuar në Ankara sot për të qenë vetë prezent në finalizimin e zyrtarizimit e transferimit të Arb Manaj.

Lojtari e ka falënderuar presidentin e klubit z. Abedin Zeka që ishte me të i pranishëm në mbylljen e marrëveshjes.

“E falënderoj shumë presidentin e klubit z. Abedin Zeka sepse erdhi personalisht me mua në Turqi për të finalizuar gjithçka rreth kontratës dhe që më qëndrojë afër në çdo hap, Jam mjaftë i lumtur dhe shpresoj që kam hedhur hapin e duhur”, ka thënë lojtari.

Ankara Keciorengucu bën pjesën në Lig 1 të Turqisë që është kategoria e dytë e futbollit në këtë vend, ndërsa aktualisht pas 4 ndeshjeve mban vendin e 6-të në renditje me 7 pikë.

Në fund kryesia e KF Trepçës’89, stafi dhe të gjithë lojtarët i kanë uruar fat dhe sukses Arbit në rrugëtimin e tij të radhës. /Telegrafi/