Telegrafi

Zyrtare: Apple prezanton iPhone SE

Apple ka lansuar modelin e ri të iPhone, versionin më të vogël iPhone SE dhe tashmë janë bërë të ditura të gjitha detajet më të fundit të telefonit të ri të shuë-përfolur.

iPhone SE vjen me ekranin 4 inç dhe përmban procesorin e ri të Apple – A9 dhe ko-procesorin e ri M9 Motion.

Telefoni më i ri i Apple përmban një bateri të përmirësuar mbi modelin e tanishëm iPhone 5S dhe kamerën e përmirësuar me 12MP Apple iSight me mundësinë e incizimit 4K Ultra HD videove, plus True Tone flash.

iPhone SE gjithashtu vjen me lidhjen më të shpejtë LTE që mundëson shpejtësinë deri në 150 Mbps, plus rrjetin WiFi me shpejtësi të lartë që është tre herë më shpejt sesa ajo që ofrohej në 5S, si dhe sistemin e pagesave Apple Pay.

iPhone i ri më i vogël do të jetë në dispozicion për 399 dollarë për modelin 16GB dhe 64GB për 499 dollarë. iPhone SE do të dal në shitje më 31 mars.