Telegrafi

Zyrtare: Apple prezanton iOS 7

Appe iOS 7 sjell ndërfaqe dhe përvojë krejtësisht të re dhe të ri-dizajnuar për përdoruesit e saj, si dhe një varg specifikash të reja, të cilat përfshijnë animacionet e reja, dhe shumë më shumë se kaq. 

Dhe me aq sa kemi parë, gjërat duken të jenë më shumë se sa vetëm mbresëlënëse. Dhe kjo është e natyrshme për një kompani si Apple, e cila kohë pas kohe arrin të ndryshojë tregun në të cilin vepron, duke vënë standarde të reja për veten dhe konkurrentët e saj më të mëdhenj në treg.

Në ndërkohë, Telegrafi me siguri se do të sjell edhe risi të tjera lidhur me Apple iOS 7, duke përfshirë edhe informacione lidhur me atë se në cilat pajisije do të përfshihet iOS 7, si dhe datën e mundshme të debutimit në pajisjet e reja apo ato ekzistuese të Apple. / Telegrafi /