Telegrafi

Zyrtare: Apple e blen Beats Music për 3 miliardë dollarë

Sipas Financial Times, themeluesit e Betas Electronics, Jimmy Iovine dhe Dr. Dre (Andre Young) do të jenë pjesë e menaxhmentit të Apple, në njësinë e softuerit të internetit dhe shërbimeve.

Raportet e mëhershme sugjeronin se Apple e ka blerë Beats Music si përpjekje të shtuar për ta mbajtur gjallë popullaritetin e iTunes, përdoruesit e të cilit kanë qenë në rënie kohëve të fundit.

Në të ardhmen e afërt, Apple pritet që ti integrojë dëgjueset e veshëve dhe dëgjueset për kompjuterë nga Beats Music në pajisjet e saj si iPhone, iPod dhe linjën e laptopëve MacBook dhe Air dhe kompjuterëve iMac.

Për ta festuar bashkimin me Apple, Beats Music tashmë e ka përditësuar aplikacionin e saj për iOS, duke e liruar edhe çmimin në 100 dollarë (një zbritje prej 20 dollarëve). Tim Cook, e ka konfirmuar se shërbimi i muzikës me Beats Music do të ofrohet edhe në platformat rivale, si Android dhe Windows Phone.