Site icon Telegrafi

Zyrtare: Antonio Conte, trajneri i ri i Chelsea

Antonio Conte është trajneri i ri i Chelseat, ka konfirmuar klubi londinez.

Lajmi për emërimin e Contes si trajner i londinezëve, për të cilën marrëveshje u bë edhe nënshkrimi sot, u ka dhënë fund spekulimeve të muajve të fundit rreth të ardhmes së italianit, përkatësisht trajnerit të ardhshëm të Chelsea.

Siç raportojnë mediat e huaja, transmeton Telegrafi, 46-vjeçari ka vënë nënshkrimin në letër në një kontratë trevjeçare, por nuk do të marrë përgjegjësinë e klubit deri pas Kampionatit Evropian në Francë këtë verë, ku ai është në kërkim për të udhëhequr Azzurrët në fitoren e tyre të dytë kontinentale.

Chelsea ka qenë në kërkim për një pasues afatgjatë të Jose Mourinhos, pasi portugezi u shkarkua në dhjetor.

Pas kësaj, ishte Guus Hiddink ai i cili e mori në drejtim klubin londinez deri në fund të sezonit. /Telegrafi/

Exit mobile version