Telegrafi

Zyrtare: Ansu Fati rinovon kontratën me Barcelonën – klauzola e tij thyen rekord

Barcelona dhe Ansu Fati kanë arritur marrëveshje që të rinovohet bashkëpunimi mes tyre edhe për disa vite.

Sulmuesi i talentuar debutoi në këtë sezon në skuadrën e parë të Blaugranasëve, duke i befasuar të gjithë me formën e tij.

Skuadra katalunase ndihem e rrezikuar nga skuadrat tjera dhe vendosi që ta blindojë me një klauzolë të lartë.

Ansu Fati me kontratën e re, do të qëndrojë deri më 30 qershor të vitit 2020 në Camp Nou.

Klauzola e tij do të rritet nga 100 milionë euro në 170 milionë euro, e që është bërë lojtari i parë më i ri që ka një çmim kaq të lartë. /Telegrafi/