Gareth Southgate do të qëndrojë si trajner i Anglisë deri pas Kampionatit Evropian në vitin 2024, ka konfirmuar Federata e Futbollit.
Trajneri ishte cak i shumë kritikave dhe flitej se mund ta humbte punën pas eliminimit të Anglisë në çerekfinale në Kupën e Botës “Katar 2022”.
52-vjeçari, i cili u emërua në vitin 2016, udhëhoqi Tre Luanët në gjysmëfinalet e Kupës së Botës në 2018 dhe një finale të Euro 2020.
Kontrata e tij aktuale skadon në dhjetor 2024.
Thank you for your fantastic support. We'll see you in March for the start of our #EURO2024 qualifying campaign! 👏 pic.twitter.com/YbFa0yOfOH
— England (@England) December 18, 2022
“Ne jemi të kënaqur të konfirmojmë se Gareth Southgate po vazhdon si trajner i Anglisë dhe do të udhëheqë kampanjën tonë në Euro 2024”.
“Gareth dhe Steve Holland kanë pasur gjithmonë mbështetjen tonë të plotë dhe planifikimi ynë për Euro fillon tani”, ka thënë drejtuesit ekzekutiv i FA, Mark Bullingham.
— FA Spokesperson (@FAspokesperson) December 18, 2022
Southgate u bë zyrtarisht trajner i Anglisë në nëntor të 2016 pas një periudhe dymujore si menaxher kujdestar pas largimit të Sam Allardyce.
Ai ka fituar 49 nga 81 ndeshjet e tij në krye të Anglisë deri më tani, duke humbur 14 ndeshje. /Telegrafi/