Telegrafi

Zyrtare: Angli – Kosovë do të zhvillohet në stadiumin e Southamptonit

Kombëtarja e Anglisë në futboll pothuajse gjithmonë ka luajtur si vendas në stadiumin Wembley.

Por, kësaj radhe federata angleze do të shfrytëzojë stadiumin e Southamptonit për ndeshjen kundër Kosovës në kuadër të kualifikimeve të Kampionatit Evropian “Euro 2020”.

Ndeshja mes këtyre dyja përfaqësueseve do të zhvillohet më 10 shtator në stadiumin “St. Mary’s” me fillim në ora 20:45.

Stadiumi ka kapacitet prej 32505 ulësesh

Njëherazi është ndeshja e parë që prej vitit 2002, kur Anglia luajti për herë të fundit një ndeshje zyrtare në këtë arenë dhe atëbotë kishte barazuar 2-2 me Maqedoninë.

Theksojmë se pos Anglisë dhe Kosovës, në grupin A gjenden edhe Republika Çeke, Bullgaria dhe Mali i Zi.

Lexo po ashtu Çmimet e biletave për ndeshjen Angli - Kosovë

Ndryshe, Anglia zë pozitën e parë pas dy ndeshjeve me gjashtë pikë ndërsa Kosova renditet e treta me një pikë. /Telegrafi/