Telegrafi

Zyrtare: Angel di Maria lojtar i Realit

22-vjeçari, i cili gjendet në Afrikën e Jugut me kombëtaren e tij, porsa të kthehet do të nënshkruajë kontratë gjashtëvjeçare me Los Blancos, ndërsa transferimi i tij ka kushtuar 25 milionë euro.

“Real Madridi dhe Benfica kanë arritur marrëveshje për transferimin e Angel di Marias. Lojtari do të nënshkruajë kontratë gjashtëvjeçare me Real Madridin”, shkruan në deklaratën zyrtare të Realit. /Telegrafi/