Telegrafi

Zyrtare: Andrej Panadic, trajneri ri i FC Ferizaj

FC Ferizaj ka njoftuar se trajnerin nga Kroacia, Andrej Panadic, do ta drejtojë skuadrën.

Ai si futbollist ka luajtur me klube të njohura si Dinamo Zagreb, Hamburg dhe Sturm Graz. Sa i përket karrierës së trajnerit ai ka drejtuar klube si Radnik, LASK Linz, Istra, Krski dhe Rudar Velenje.

“Panadic është një ndër figurat më të respektuara të futbollit kroat. Ai ka lindur në Zagreb dhe është 53 vjeçar. Trajneri i ri Panadic ka zhvilluar një karrierë të jashtëzakonshme si lojtarë”.

“E nisi me ekipin më të madh kroat, Dinamo Zagreb për 6 vite, për të kaluar në Bundesligën gjermane tek Hamburg e për të përfunduar në Austri tek Sturm Graz. Ndërsa ka mbrojtur edhe ngjyrat edhe të Jugosllavisë gjatë viteve 1989-1990”.

“Ndërsa karrierën e trajnerit e ka filluar tek ekipa Radnik, pastaj në LASK Linz të Austrisë, Istra dhe së fundmi ishte në Rudar Velenje”.

“Trajneri Panadic në të kaluarën ka bashkëpunuar edhe me trajner të rëndësishëm kroat si Niko Kovac, Ante Cacic dhe Zlatko Dalic. Vendimi për të nënshkruar me trajnerin Panadic, ka ardhur pas mbledhjes së Bordit Drejtues të FC Ferizajt”.

“Me këtë rast, presidenti i ekipit, Lulzim Abazi është shprehur i kënaqur që është arritur marrëveshja me një trajnër që është figurë e rëndësishme e futbollit evropian dhe se shpreson se përvoja e dijet e fituara do të shërbejnë për ngritjen e cilësisë ekipit të FC Ferizaj”, thuhet në njoftimin e klubit.

Panadic do ta zëvendësojë Abnor Morinën që dha dorëheqje para disa ditësh. /Telegrafi/