Juventusi ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin italian, Andrea Pirlo, pas vetëm një sezoni.
Zonja e Vjetër ka filluar tashmë ndryshimet pas mbylljes së sezonit 2020/21 dhe para fillimit të përgatitjeve për sezonin e ri.
Drejtuesit e klubit italian e kanë filluar nga trajneri dhe tashmë kanë njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Pirlon.
Juventusi ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të falënderuar Pirlon për punën njëvjeçare dhe duke i uruar fat për të ardhmen.
Thank you for everything, @Pirlo_official!
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) May 28, 2021
“Faleminderit, Andrea. Këto janë fjalët e para që të gjithë ne duhet të themi në fund të kësaj përvoje të veçantë së bashku”, thuhet në njoftimin e Juventusit.
Në vend të Pirlos në rolin e trajnerit pritet të vjen Massimiliano Allegri. /Telegrafi/