Site icon Telegrafi

Zyrtare: Andrea Pirlo emërohet trajner i ri i Juventusit

Andrea Pirlo (Foto: Juventus/Twitter)

Juventus ka emëruar zyrtarisht Andrea Pirlon si trajnerin e ri të tyre pas shkarkimit të Maurizio Sarrit gjatë ditës së sotme (e shtunë).

Zonja e Vjetër u eliminua gjatë të premtes nga Lyoni në fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve dhe pa u bërë një ditë e plot drejtuesit shkarkuan Sarrin.

Por, nuk ka vonuar shumë dhe Juventusi tashmë ka emëruar pasuesin e tij, i cili është legjenda italiane, Pirlo, që u emërua vetëm para 10 ditësh trajner i ekipit U23.

Lexo po ashtu Pirlo, trajner i ri i Juventusit?

“Andrea Pirlo është trajneri i ri i Juventusit”, thuhet fillimisht në njoftimin e klubit italian.

“Sot, fillon një kapitull i ri i karrierës së tij në botën e futbollit, siç u tha pothuajse një javë më parë: nga Maestro te Mister”.

“Nga sot ai do të jetë trajneri për njerëzit e Juventusit, pasi klubi ka vendosur t’i besojë atij udhëheqjen teknike të ekipit të parë, pasi tashmë e ka zgjedhur atë për ekipin U-23”.

“Andrea Pirlo sot nënshkroi një kontratë dy-vjeçare deri më 30 qershor 2022”, mbyllet njoftimi i Juventusit. /Telegrafi/

Exit mobile version