Telegrafi

Zyrtare: Andi Zeqiri transferohet te Brighton

Andi Zeqiri edhe zyrtarisht është bërë me skuadër të re.

Sulmuesi nga Kosova pas shkëlqimit në futbollin zviceran me Laussanen, është transferuar në Ligën Premier të Anglisë.

21-vjeçari ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me skuadrën e njohur angleze Brighton & Hove Albion.

Zeqiri ka nënshkruar kontratë me klubin anglez deri në qershor të vitit 2024.

Reprezentuesi i Zvicrës U21, por që pritet të luaj me Kosovën ka zgjedhur fanellën me numër 29 tek klubi bardhekaltër.

Andi edicionin e kaluar shënoi 22 gola në 37 paraqitje duke ndihmuar skuadrën e tij të rikthehet në elitën e futbollit zviceran.

Dy klubet nuk kanë zbuluar detajet financiare të transferimit të Zeqirit në Brighton. /Telegrafi/