Telegrafi

Zyrtare: Ancelotti trajneri i ri i Realit

Trajneri italian ka nënshkruar marrëveshje trevjeçare dhe do të prezantohet para publikut dhe mediave gjatë të mërkurës.

“Real Madridi do ta prezantojë Carlo Ancelottin si trajner të ri të ekipit të parë për tre sezonet e ardhshme të mërkurën, më 26 qershor”.

“Ngjarja do të zhvillohet në Royal Box të Santiago Bernabeu Royal në13:00 sipas orës së Evropës Qendrore. Carlo Ancelotti më pas do të dalë para mediave në dhomën e shtypit”, thuhet në një deklaratë të publikuar nga klubi spanjoll.

Ancelotti ka qenë në drejtim të PSG që nga dhjetori i vitit 2011 dhe ka udhëhequr klubit drejt titullit të tretë në histori të Ligue 1dhe të parit pas 19 vitesh.

Ai më herët shijoi sukses me Chelsean dhe Milanin, ndërsa po ashtu ka udhëhequr edhe Juventusin, Parman dhe Regginan./Telegrafi/