Carlo Ancelotti edhe zyrtarisht është emëruar trajner i ri i Napolit.
Marrëveshjen e ka konfirmuar klubi napoletan në rrjetet sociale.
Bëhet fjalë për një kontratë trivjeçare të cilën e ka nënshkruar një prej trajnerëve më të trofeshëm italianë, teksa me efekt të menjëhershëm është i shkarkuar Maurizio Sarri.
“Napoli ka knaqësinë që të bëj të ditur definimin e një marrëveshje me trajnerin, Carlo Ancelotti, në mënyrë që ai të bëhet lideri i ekipit për tri sezonet e ardhshm”, shkruan në komunikatën e klubit.
Vet Carlito ka refuzuar që të flasë për këtë kalim të tij te Napoli.
“Nuk mund të flas, ne do të shihemi bashkë më 9 korrik”, potencoi ai për Sky Sport Italia.
Ish-tekniku i Juvenetusit, Parmës, Milanit, Chelseat, Parisit, Real Madridit dhe Bayernit ka pasur një takim të gjatë prej tri orësh me presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis në residencën e tij mbrëmjen e kaluar.
Kjo është puna e parë për Ancelottin që prej largimit nga Italia në vitin 2009, ku ai ka arritur shumë trofe te Chelea, PSG, Reali dhe Bayerni.
Biografia e Carlitos është me të vërtet mbreslënëse pasi ai ka fituar tri herë Ligën e Kampionëve me dy klube të ndryshme, dy Kupa të Bots për Klube, tri Superkupa të Evropës bashkëme tituj në Itali, Angli dhe Francë. /Telegrafi/