Llapi është përforcuar me mbrojtësin e krahut të majtë, libanezin me nënshtetësi belge, 27 vjeçarin, Amir Hossari. Palët kanë kompletuar dokumentacionin dhe kanë nënshkruar kontratë bashkëpunimi deri në qershorin e vitit 2022.
Klubi llapjan ka konfirmuar transferimin e radhës në afatin kalimtar dimëror, pasi ka zyrtarizuar belgun Amir Hossari.
Hossari është futbollist i tre pozitave, mbrojtës e mesfushor i majtë e si dhe mesfushor mbrojtës dhe vjen nga skuadra e elitës së futbollit libanez, Shabab Bourj.
“Elitën e futbollit kosovar e kam shikuar vazhdimisht dhe kur në drejtim timin erdhi një ofertë nga një klub shumë serioz dhe i organizuar siç është Llapi, pa hezitim pranova dhe jam mjaft i lumtur që sot jam këtu”,
“Do jap maksimumin për klubin i cili pretendon të jetë lartë në kampionat dhe të siguroj plasman sa më të lartë në Kupë”.
“Tanimë jam i njoftuar me ambientin, stafin teknik dhe lojtarët. Na mbetet të përgatitemi sa më mirë që të arrijmë suksesin së bashku”, ka thënë Hossari për faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/