Site icon Telegrafi

Zyrtare: Alfred Mensah përforcon sulmin e Ballkanit

Ballkani ka nënshkruar me sulmuesi ganez Alfred Mensah, i cili ka bërë karrierë në Shqipëri.

Kampioni i Kosovës ka vazhduar me transferime, duke e afruar në skuadër Mensahn, i cili ka luajtur te Skënderbeu dhe Partizani.

“Pjesa ofanzive e jona është përforcuar edhe me një futbollist të radhës. Sulmuesi Alfred Mensah, tashmë është veshur portokall e zi dhe do të jetë armë shtesë e jona, drejt objektivave në vazhdim”.

“Në katër vitet e fundit, ganezi ka qenë pjesë e dy skuadrave me renome në Shqipëri, Skënderbeut dhe Partizanit. Klubi i dëshiron mirëseardhje 25 vjeçarit dhe suksese drejt synimeve tona të përbashkëta”, thuhet në njoftimin e klubit.

Ballkani nesër (e diel) e nis stinorin e ri kundër Dukagjinit, ndërsa në mesjavë do të jetë mysafir i Larnes në Ligën e Konferencës. /Telegrafi/ 

Exit mobile version