Përzgjedhësi i Maqedonisë së Veriut, Alek Joncevski, është trajner i ri i Trepçës.
Joncevski që nga muaji korrik është përzgjedhës i Maqedonisë së Veriut. Më herët për periudhë të gjatë ishte ndihmës-trajner në përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut.
“Marrëveshja me trajnerin e suksesshëm është arritur tashmë dhe Joncevski të premten do ta nisë punën me skuadrën”.
“Besojmë fuqishëm se me Joncevskin do të kemi sukseset që i synojmë si skuadër dhe që tifozët tanë të zjarrtë dhe qyteti ynë i meritojnë”, thuhet në njoftimin e klubit.
Ai drejtuar skuadra të shumta si Gostivari, Kozhuvi, MZT Skopje.
Me MZT-në ka fituar titullin e kampionit dhe kupën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2016. /Telegrafi/