Telegrafi

Zyrtare: Albion Rrahmani kalon te Ballkani

Sulmuesi që u bë hit në Ligën e Parë me Malishevën, Albion Rrahmani, do ta vazhdojë karrierën te Ballkani.

I njohur si ‘Lewandowski i Malishevës’, Rrahmani do të mundohet të tund rrjetat edhe në Superligën e Kosovës.

“Një ndër futbollistët më të përfolur në sezonin që e lamë pas në ligën e parë  ishte Albion Rrahmani”.

“Me Rrahmanin kemi nënshkruar kontratë për tre vite të cilin e mban të lidhur deri në vitin 2024”.

“Paraqitjet mbresëlënëse të cilat i ka pasur ne FC Malisheva e kanë bërë qe atij ti vihet pseudonimi “Lewandowski”. Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re nga klubi ynë, andaj me çdo ngulm kemi insistuar qe Albionin ta sjellim ne klubin tonë”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/