FC Prishtina ka bindur futbollistin e ri të talentuar, sulmuesin Albin Prapashtica futbollist nga akademia e 2 Korrikut, që të jetë pjesë e saj.
Ish-anëtari i Përfaqësueses së Kosovës U17 njihet për golat e tij të shënuar kundër Holandës në kualifikime, si dhe ndaj Përfaqësuesve të Irlandës U17.
Ai me Përfaqësuesen e Kosovës U19 ka shënuar edhe ndaj Anglisë në turne në Itali, si dhe dygolësh Maltës. Ka luajtur edhe në kualifikimet e U19 me Kosovën.
Së fundi ishte në prova edhe tek skuadra e madhe kroate, Dinamo Zagreb.
“Kënaqësi, privilegj dhe nder të mbroj ngjyrat e skuadrës më të madhe në vend. Jam mirënjohës për udhëheqjen e klubit që më kërkuan, më besuan dhe më bindën të jep pjesë e projektit të klubit. Jam shumë i bindur se kam zgjedhur adresën e duhur të parë të madhe të zhvillimit tim profesional në karrierën time prej futbollisti. Kam shumë për të mësuar e për t’i dhënë klubit tim të ri e në veçanti “Plisave”, ka thënë Albin Prapashtica.