Ballkani ka njoftuar se ka vazhduar zyrtarisht bashkëpunimin me Albin Kaprën.
Përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, klubi nga Suhareka bëri të ditur se lojtari do të vazhdojë edhe për tri vite me ta.
Më poshtë mund të lexoni postimin e tyre të plotë (pa ndërhyrje):
ALBIN KAPRA VAZHDON ME KAMPIONËT
Edhe për 3 vjet të tjera, futbollisti Albin Kapra do të vazhdojë t’i mbrojë ngjyrat e FC BALLKANIT.
Lojtari me kualitete fantastike si në fazën mbrojtëse, ashtu edhe në atë sulmuese, do të jetë pjesë e skuadrës deri në vitin 2026.
Klubi i uron Albinit edhe shumë suksese të përbashkëta në arritjen e synimeve tona. /Telegrafi/