Albin Berisha ka bërë hapin e madh në karrierë, duke u larguar nga futbolli kosovar dhe duke u transferuar në Rumani.
Sulmuesi kosovar karrierën do ta vazhdoj në elitën e futbollit rumun ku ka nënshkruar për skuadrën Petrolul Ploiesti.
Ka qenë faqja zyrtare e klubit rumun që ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me Ballkanin dhe ka zyrtarizuar sulmuesin kosovar.
Megjithatë klubi rumun nuk ka dhënë detaje për kohëzgjatjen e kontratës apo vlerën e transferimit.
Gjithsesi besohet se Petrolul ka paguar 230 mijë euro për transferimin e tij, si dhe Ballkani ka ruajtur një pjesë të kartonit nga rishitja e ardhshme.
Nga ana tjetër Ballkani e ka falënderuar lojtarin për kontributin e dhënë dhe i ka uruar suksese në aventurën e tij të re. /Telegrafi/