Albert Bunjaku është bërë me skuadër të re, duke sinjalizuar se nuk e ka ndërmend të pensionohet nga futbolli.
Ish-reprezentuesi i Kosovës ka nënshkruar me skuadrën që luanë në Regionalliga West, Bonner SC, deri në fund të sezonit me mundësi vazhdimi.
Drejtori sportiv, Danierl Zillken është shprehur shumë i kënaqur me transferimin e Bunjakut, duke thënë se sulmuesi sjell shumë përvojë në skuadrën e tyre.
“E njoh shumë mirë Albertin nga koha ime te Viktoria. Jam shumë i lumtur që mund ta forcojmë sulmin tonë me këtë transfer. Me përvojën e tij, Alberti është aset dhe do të na ndihmojë në garën për ekzistencë”, ka thënë ai.
Bunjaku ka luajtur për skuadra si Schaffhauseni, Paderborni, Erfurti, Nurnbergu, Kaiserslauterni, St. Galleni, Erzgebirge Aue e Viktoria Koelni. /Telegrafi/
Mit Albert Bunjaku (38) wechselt vom Drittligisten FC Viktoria Köln einer neuer Stürmer zum BSC🦁🔵🔴
Bunjaku erzielte für die Viktoria in 97 Spielen 42 Tore und war maßgeblich am Aufstieg der Viktoria in die 3. Liga beteiligt.
Herzlich Willkommen Albert! pic.twitter.com/rkxQtrcaBB
— Bonner SC 01/04 e.V. (@bonner_sc) February 1, 2022