Telegrafi

Zyrtare: Alban Veseli te Rahoveci

Klubet kosovare kanë filluar të mendojnë për sezonin e ri të kampionatit të basketbollit.

Një prej klubeve më aktive në këtë periudhë është skuadra e Rahovecit, e cila po vazhdon të përforcohet me lojtar kualitativ.

Alban Veseli është lojtari i fundit që i është bashkuar skuadrës vreshtare, e cila në sezonin e kaluar u shpall nën kampion i vendit tonë.

Basketbollisti, i cili edicionin e kaluar veshi fanellën e Golden Eagle Yllit, është përforcimi i pestë i bardhekaltërve në këtë afat kalimtar.

Kujtojmë se rahovecianët tashmë janë bërë edhe me trajner të ri, ku drejtimi i skuadrës i është besuar Neven Plantakut.

Ndryshe, Rahoveci sezonin ishte finalist i “playoff” të kampionatit të rregullt si dhe finales së Kupës, ku në të dyja rastet ka pësuar humbje në finale kundër Prishtinës. /Telegrafi/