Site icon Telegrafi

Zyrtare: Alban Shillova, lojtar i ri i Llapit

Klubi nga Podujeva, Llapi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit Alban Shillova, i cili sezonin e fundit luajti te Prishtina.

Llapi ka vazhduar të jetë aktiv në afatin kalimtar duke kryer edhe një transferim të madh.

Bëhet fjalë për sulmuesin prishtinas, Shillova, i cili është zyrtarizuar në rrjetet sociale si lojtari i tyre më i ri.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth KF Llapit

“Skuadra e Llapit është përforcuar me një emër të njohur të futbollit kosovar”.

“Është sulmuesi Alban Shillova, i cili ka zgjedhur ngjyrat bardh e kaltër të KF Llapit për garat evropiane dhe edicionin e ri 2021/222”.

“Shillova së fundmi ishte pjesë e kampionit, FC Prishtinës, ndërsa sot ka firmosur kontratë 1 vjeçare me Llapin”, thuhet në njoftimin e Llapit.

Ndryshe, Shillova është 28 vjeç, ndërsa më parë ka qenë pjesë e skuadrave si: Bylis, Trepça, Liria, Drita, Flamurtari, Drenica dhe së fundmi tek Prishtina, me të cilët u shpall kampion në edicionin 2020/21. /Telegrafi/

Exit mobile version