Alban Shillova ka konfirmuar largimin nga Malisheva pas vetëm një viti në klub.
Sulmuesi i mirënjohur kosovar e konfirmoi vet vendimin përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Nga sot nuk jam pjesë e klubit FC Malisheva”, ka shkruar Shillova.
“Falënderoj kryesinë e klubit, stafin teknik, bashkëlojtarët dhe të gjithë tifozët e klubit”.
Malisheva ende nuk ka reaguar në lidhje me këtë postim, por që pritet të ketë një të tillë nga ta në rrjetet sociale. /Telegrafi/