Llapi ka konfirmuar marrëveshjen me mesfushorin Alban Ramadani, i cili ka bërë karrierë në Itali dhe Zvicër.
Klubi ka konfirmuar që marrëveshja është një vjeçare.
“Sot kemi arritur marrëveshje 1 vjeçare me mundësi të vazhdimit edhe për 1 vit me mesfushorin defanziv, Alban Ramadani”.
“Alban Ramadani është 25 vjeç, i lindur më 10.09.1994 në Gjenevë të Zvicrës, i gjatë 1.84 m”.
“Ramadani pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në ekipet zvicerrane si: Servette FC U21, FC Stade Nyonnais, FC Chiasso, FC United Zürich, SC YF Juventus, Etoile Carouge si dhe në Itali tek skuadrat: Calcio Padova, Pordenone Calcio dhe SS Maceratese 1922”, thuhet në njoftim.
Llapi ka ofruar disa lojtarë në këtë afat kalimtar. /Telegrafi/