Al-Nassr ka njoftuar se trajneri Rudi Garcia është larguar nga klubi me marrëveshje reciproke, por sipas raportimet të mediave, ai kishte një marrëdhënie të tensionuar me Cristiano Ronaldon.
Një barazim pa gola kundër Al Feiha të dielën bëri që Al-Nassr të humbasë pikët në raport me liderët e ligës Al-Ittihad, kur kanë mbetur edhe shtatë ndeshje për të përfunduar sezonin.
Garcia, i cili iu bashkua klubit në qershor, është zëvendësuar nga trajneri U-19, Dinko Jelicic.
“Al-Nassr mund të njoftojë se trajneri Rudi Garcia është larguar nga klubi me marrëveshje të dyanshme”.
“Bordi dhe të gjithë në Al-Nassr dëshirojnë të falënderojnë Rudin dhe stafin e tij për punën e tyre gjatë tetë muajve të fundit”, thuhet në njoftimin e klubit.
Në konferencën e tij të fundit për shtyp si trajner i Al-Nassr, Garcia ishte i ashpër me lojtarët.
AlNassr can announce that Head Coach Rudi Garcia has left the Club by mutual agreement.
The board and everyone at AlNassr would like to thank Rudi and his staff for their dedicated work during the past 8 months. pic.twitter.com/6wx6p68f6N
— AlNassr FC (@AlNassrFC_EN) April 13, 2023
Sa i përket Ronaldos, portugezi ka shënuar 11 herë që kur iu bashkua Al-Nassr në janar, por disa herë është shfaqur i frustruar në fushën e lojës. /Telegrafi/