Telegrafi

Zyrtare: Al-Ahli transferon Cannavaron

Cannavaro ishte transfer i lirë, pasi që Juventusi nuk shfaqi interesim për t’ia vazhduar kontratën, kurse në shprehje erdhi Al-Ahli që ia ofroi një kontratë luksoze italianit. Ai do të fitojë 1 milionë euro në sezon plus bonuset që mund të arrijnë deri në 5 milionë euro.

“Unë jam shumë i lumtur të kem arritur marrëveshje me Al-Ahlin. Unë kam menduar më herët kalimin në Dubai. Është një qytet që e dua. Kjo është një ëndërr që po bëhet realitet për mua, të luaj për një klub të madh në një qytet të mrekullueshëm”, ka thënë Cannavaro për La Repubblica. /Telegrafi/