Sokol Cikalleshi ka ndërruar skuadër, por jo edhe kampionat.
Sulmuesi shqiptar më nuk është pjesë e skuadrës së Goztepes dhe këtë e ka konfirmuar përmes rrjeteve sociale.
Futbollisti ka treguar përmes llogarisë personale në Instagram se ka pranuar ofertën e ekipit të Akhisarsporit.
Me këtë të fundit ka nënshkruar kontratë të vlefshme për 3.5 vjet, por nuk ka dhënë detaje rreth pagës.
“Unë tashmë nuk jam më pjesë e klubit Goztepe! Unë dhe menaxheri im vendosëm të shkëpusim marrëdhëniet profesionale me mirëkuptim me klubin për dy arsye. E para: Pasi hapësirat e mia për të luajtur ishin të pakta dhe për shumë arsye kjo vazhdoj shumë gjatë! E dyta: U hap drita jeshile për të lëvizur tek cilido klub në superligë në merkaton e janarit! Faleminderit Goztepe për bashkëpunimin edhe pse të shkurtër që kaluam bashkë!”, ka shkruar ai.
Ai mezi po pret që të zbres në fushë me skuadrën që bën pjesë në ligën elitare të shtetit turk.
Ndërkohë, sulmuesi edhe para dy vjetëve ka luajtur për zigjelbërtit, ku në 14 paraqitje ka shënuar shtatë gola.
Ndryshe, Akhisarspor aktualisht zë pozitën e 15 në renditjen tabelore me 17 pikë. /Telegrafi/