Sulmuesi i njohur Ahmed Januzi do ta vazhdojë karrierën e tij te Llapi, me klubi që ka njoftuar marrëveshjen mes palëve me anë të videoje.
Januzi ka mbyllur aventurën dy vjeçare me Dukagjinin dhe ishte lojtar i lirë.
Bisedimet me Llapin kishin filluar para disa ditësh dhe ishin në fazë të avancuar, ku sot marrëveshja u finalizua.
Shtatlarti vushtrrias fanellën e Llapit e ka veshur edhe gjatë edicionit 2018/19 dhe 2020/21 duke zhvilluar 50 ndeshje në të gjitha garat si dhe ka realizuar 22 gola e ka asistuar 14 herë.
Vushtrriasi 35 vjeçar ka bërë karrierë me klube si Vushtrria, Besa e Kavajës, Vorskla Poltava, Prishtina dhe Dukagjini. /Telegrafi/