Telegrafi

Zyrtare: Agim Zeka nënshkruan me Drenicën

Agim Zeka nuk po mundet ta gjejë vetën assesi në futbollin e Kosovës, ku pas Dritës dhe Prishtinës, tani ka nënshkruar me Drenicën.

Anësori është prezantuar sot nga klubi kuqezi, pasi kishte drejt të nënshkruante si futbollist i lirë.

“Kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë ardhjen e lojtarit, Agim Zeka, futbollist qe ka mbi supet e tij eksperiencën ndërkombëtare. Ai u paraqit më parë për skuadrat, Lille (Francë), Austria Wien (Austri) e Fortuna Sittard(Holandë)”, thuhet në njoftimin e klubit.

Zeka ishte një nga lojtarët më të talentuar nga Kosova, por nuk e arriti atë që pritej nga ai.

Agim Zeka ka bërë karrierë edhe Portugali dhe Belgjikë, ndër ka vetëm 23 vjet mbi supe. /Telegrafi/