Telegrafi

Zyrtare: Agim Zeka kalon te Lille

Mbyllet me sukses goditja e madhe e afatit kalimtar të Skënderbeut, këtë herë në dalje.

Agim Zeka është një futbollist i Lille, transferim nga i cili kampionët e Shqipërisë arkëtojnë 300 mijë euro.

Ndërkohë që Skënderbeu ka edhe 20 përqind të të drejtave të rishitjes së Zekës në rast se 18-vjecari transferohet nga francezët në një skuadër tjetër.

Vetë futbollisti ka nënshkruar një kontratë afatgjatë prej katër vjetësh e gjysmë, deri në verën e 2021me klubin francez siç shihet edhe në foton ku ndodhet bashkë me shefin ekzekutiv të Lilles, Mark Inglo, transmeton supersport.al.

Theksojmë se Zeka është vëzhguar edhe nga ish drejtori sportiv i Monaco, Luis Campos, i cili aktualisht mban këtë post te Lille.