Tashmë është zyrtare. Agim Zeka është një lojtar i skuadrës së Lille në Francë.
Lajmin e ka bërë publik gazeta “Panorama Sport” e cila ka konfirmuar se tashmë talenti nga Prishtina do të transferohet në kampionatin francez.
Për Zekën përflitej se do të transferohej te Monaco, e cila kishte shfaqur interesim të theksuar për lojtarin, por kjo gjë nuk ka ndodhur.
Tashmë një e ardhme e mirë është në horizont për lojtarin e ri, i cili shkëlqeu me fanellën e Skënderbeut U-19 dhe Kombëtares shqiptare.
Megjithatë ende nuk bëhet publike shifra që klubi korçar ka përfituar nga kjo lëvizje.